NGA FEDERATA
FFK do të mundohet t’i ndihmojë klubeve
9 September, 2020 @12:35
Në mbledhjen e fundit të Komitetit Ekzekutiv (KE) të Federatës së Futbollit të Kosoëvs (FFK) është marrë parasysh shtyerja e kampionatit për shkak të pandemisë dhe është thënë se FFK do të mundohet t’i ndihmojë klubeve.
“KE analizoi gjendjen aktuale që është krijuar pas pandemisë Covid-19, duke kujtuar se me pandeminë gjendja vazhdon të jetë e rëndë dhe kjo po reflekton edhe në fillimin e garave për edicionin e ri. Ndonëse më herët kishim marrë vendim që garat të fillojnë më 12 shtator, por në takimin e sotëm me institucionet e vendit u vendos shtyrja e kampionatit për një javë. Kjo gjendje ka vënë në vështirësi edhe aspektin financiar të klubeve, kështu që FFK-ja do të mundohet që t’i ndihmojë klubet brenda mundësive të veta buxhetore dhe përmes donatorëve tjerë, në mënyrë që të përballohet sa më lehtë kjo situatë,” është thënë në njoftimin e FFK-së lëshuar mbrëmë.
Mbetet të shihet se çfarë ndihme do t’i ofrojë FFK klubeve të futbollit, derisa më parë, kur u pezullua stinori 2019/20 për disa mua, Federata kishte lëshuar një ndihmë emergjente drejt të gjitha klubeve - ndarë sipas kategorisë dhe rëndësisë, që kanë qenë simbolike, por të mirëseardhura për shumicën e klubeve të futbollit.