FIBA EUROPE CUP
FIBA: Peja para debutimit
18 October, 2016 @12:51
Faqja zyrtare e FIBAs në analizën e Grupit G të FIBA Europe Cup, ku bën pjesë edhe Peja, që do të debutojë në këtë garë, ka shkruar se verdhezinjtë armët më të fortë kanë palestrën e vetë dhe përkrahjen e madhe të tifozëve.
“Do të jetë një stinor historik për gjashtë herë kampionen e Kosovës, ndërsa debutimi në FIBA Europe Cup do të jetë debutim në gara europiane për ekipin e Pejës,” thuhet aty.
“Peja nuk ka fituar titullin që nga viti 2013, ndërsa në të gjitha finalet deri sot kanë humbur nga Sigal Prishtina,” përshkruan vitet e fundit të ekipit FIBA Europe Cup.
Ndërsa më pas analizon mundësinë e kalimit ose jo të Grupit G.
“Dalja nga Grupi G mund të jetë detyrë e komplikuar për trajnerin Aleksandar Todorov, por jo edhe paimagjinueshme për ekipin kosovar që armë më të fortë ka terrenin vendas dhe përkrahjen e madhe të tifozëve,” vazhdon artikulli.
“Basketbollistët e huaj do të jenë forca kryesore e Pejës ku Austin Tillotson dhe LaMarcus Reed do të mirren me organizim të lojës, ndërsa Noah Dahlman, Maksym Ivshyn dhe Salih Nuhanovic do të kenë detyra përreth koshit kundërshtar,” përfundon artikulli ku ceket edhe fitorja e madhe ndaj Sigal Prishtinës këtë fundjavë si dhe nisja perfekte e stinorit për verdhezinjtë.
Xhiroja e parë:
UBT Cluj (Rumani) - Peja (Kosovë) AEK (Qipro) - Gaziantep (Turqi) |