SIGAL PRISHTINA e PEJA
Pasnesër Prishtina e Peja nisin në FIBA Europe Cup
17 October, 2016 @13:01
Dy skuadrat më të mira të Kosovës në 4 vitet e fundit të basketbollit vendor, Sigal Prishtina dhe Peja, pasnesër nisin aventurat në FIBA Europe Cup.
Për Sigal Prishtinën ky është edicioni i dytë i pjesëmarrjes në këtë garë, derisa Peja do të debutojë këtë stinor në FIBA Europe Cup, që për kah rëndësia basketbollistike, është gara e katërt më e mirë e Europës.
Sigal Prishtina udhëton në Turqi për tu ndeshur me Demir IBB më datën 19 tetor, që është edhe dueli i parë i Grupit H, ndërsa në ndeshjen tjetër të këtij grupi luajnë Rilski - Enisey.
Në anën tjetër, Peja do të udhëtojë për në Rumani. Verdhezinjtë që janë në formë të mirë aktualisht do të ndeshen me UBT Clujin rumun më 19 tetor 2016. Në duelin tjetër të grupit takohen AEK Larnaca - Gaziantep.