MVP OF GW 1
Hysenagolli, më i miri i xhiros së parë
17 October, 2016 @10:47
Qendra 210 centimetra shqiptare, Endrit Hysenagolli, është përzgjedhur MVP i xhiros së parë të ligës ballkanike, ka bërë të ditur faqja zyrtare e kësaj lige.
Hysenagolli ka qenë më i dalluari në fitoren e ekipit të tij, në debutim në BIBL, duke e mposhtur Trepçën 78-66.
Ish-lojtarit të Bashkimit i mungoi vetëm një kërcim për të përfunduar ndeshjen me double-double, pasi që në 39 minutat e kaluara në parket shënoi 25 pikë, 9 kërcime dhe 3 asistime, duke e pasur indeksin e efiçencës, 30.