NË POLONI
Dardani me ekipin e tij, fitojnë pa lojë
16 October, 2016 @12:29
Basketbollisti më i mirë i Kosovës, Dardan Berisha, që po vazhdon karrierën në Poloni me ekipin e tij të ri, Polfarmex Kutno, ka shënuar fitore në tavolinë mbrëmë ndaj Stelmet Zielona Goras, 20-0.
Stelmet Zielona Gora është kampione aktuale e Polonisë në basketboll dhe këtë stinor do të garojë në Basketball Champions League të krijuar këtë verë nga FIBA Europe.
Referët ia dhanë fitoren ekipit të Dardanit, Polfarmex, pasi që ekipi kundërshtar nuk i kishte gjatë lojtarë vendor (të Polonisë) në listën e lojtarëve.
Me këtë, Polfarmex Kutno, pas dy xhirove të para në elitën polake ka 2 fitore.