ALEKSANDAR TODOROV
Më mirë fitorja e shëmtuar, sesa humbja e bukur
15 October, 2016 @21:57
Trajneri i Pejës, Aleksandar Todorov, pas ndeshjes ka qenë i kënaqur vetëm me rezultatin e ndeshjes.
Ai është shprehur i befasuar se si ekipi i tij pas rikthimit në pjesë të dytë ka lënë që Sigal Prishtina përmes Bojan Trajkovskit të rikthehet në lojë, ndërsa ka shtuar:
“Një shok i imi thotë: më e mirë është fitorja e shëmtuar sesa humbja e bukur,” ka thënë qartë Todorov.
Ndërsa në pyetjen se a është i kënaqur me këtë start të Pejës dhe me renditjen e fitoreve, ai ka bërë të ditur se ajo që shikohet është fundi i stinorit.
“Për rezultatet momentale po. Mirëpo ajo që shikohet është fundi i stinorit. Atëherë mund të them nëse jam i kënaqur ose jo. Asnjë trajner nuk mund të thotë që është i kënaqur me dy-tre ndeshjet e para të stinorit,” ka thënë Todorov.
Peja ka nisur në mënyrë perfekte stinorin 2016/17. Verdhezinjtë kanë shënuar dy fitore në Superligë dhe një tjetër në BIBL.