NË SLLOVENI
Gëzim Morina vazhdon pa humbje me Lastovkan
16 October, 2016 @12:21
Gëzim Morina, basketbollisti që po bën karrierë në Slloveni, mbrëmë me ekipin e tij Lastovka, ka shënuar edhe fitoren e dytë në elitën e basketbollit slloven.
Lastovka ka shënuar fitoren e dytë të stinorit pas dy xhirove dhe të dyja si mysafir, ndërsa mbrëmë ekipi ka mposhtur Tajfunin 86-75.
Ish-basketbollisti i Sigal Prishtinës, Gëzim Morina, ka qenë për 26 minuta në parket në fitoren e ekipit të tij, duke qenë lojtari i tretë i ekipit për kah minutazha e kaluar në ndeshje te Lastovka.
Morina, në minutat e kaluara në parket ka kontribuuar me 6 pikë, 1 bllokadë, 5 kërcime dhe 1 asistim në fitoren e ekipit.
Përveç Lastovkës që ka bilanc 2-0 në fillim të stinorit, vetëm edhe Helios e Krka kanë bilanc të njejtë.