PRIZREN
Fillon vënia e ulëseve në Sezai Surroi
9 October, 2015 @18:12
Pamja e palestrës Sezai Surroi në Prizren për ndeshjen e parë të Ligës Ballkanike pritet të jetë më ndryshe se ajo e ndeshjes së fundit që u luajt kundër Pejës këtë të mërkurë.
Shikuesit, në ndeshjen e fundit ndaj Pejës, sikurse në të gjitha ndeshjet e dy viteve të fundit, i kanë shikuar të ulur në beton, pasi që kanë munguar ulëset në palestër.
Kjo gjë do të ndryshojë qysh nga ndeshja e radhës, pasi qysh sot kanë fillur të vendosen ulëset në tribuna, e kjo ndeshje do të jetë pikërisht në ndeshjen hapëse të Ligës Ballkanike, ku skuadra e Bashkimit do të debutojë më 13 tetor duke u përballur përsëri me skuadrën e Pejës.