PRIZREN
Peja fiton derbin e Dukagjinit
7 October, 2015 @21:05
Verdhezinjtë e Pejës kanë shënuar fitore në derbin e Dukagjinit ndaj Bashkimit në Sezai Surroin e mbushur.
Peja ka qenë shumë më e mirë se Bashkimi në fillim të ndeshjes (31-47, pjesa e parë), ndërsa portokallezinjtë kanë luajtur më mirë në pjesë të dytë, por nuk kanë arritur që të afrohen më shumë për të shkaktuar më shumë telashe për verdhezinjtë.
Peja kështu ka shënuar fitoren e dytë të stinorit me radhë dhe atë të dyja si mysafir, derisa Bashkimi pas fitores ndaj Yllit ka regjistruar disfatën e parë të stinorit dhe atë para publikut vendas.
Amerikani Roland Davis ka shkëlqyer te ekipi pejan, duke shënuar 22 pikë në fitoren e dytë të ekipit të tij. Ndërsa te Bashkimi më i miri ka qenë Tay Waller, që gjithashtu ka shënuar 22 pikë për ekipin e tij.
Statistikat ekipore
Bashkimi | Peja | ||
Çereku i parë | 14 | 28 | |
Çereku i dytë | 17 | 19 | |
Çereku i tretë | 18 | 17 | |
Çereku i katërt | 23 | 15 | |
Kërcime | 33 | 38 | |
Asistime | 15 | 14 | |
Bllokada | 0 | 2 | |
Topa të vjedhur | 10 | 3 | |
Topa të humbur | 11 | 24 | |
Tentime për tre pikë | 6/22 | 12/27 | |
Tentime për dy pikë | 20/48 | 13/24 | |
Tentime nga gjuajtjet e lira | 14/21 | 17/19 |
Statistikat individuale te Bashkimi
1 | Tay Waller | 22 pikë | 5 asistime | 4 kërcime |
2 | Theron Bussey | 18 pikë | 5 asistime | 2 kërcime |
3 | Gerti Shima | 16 pikë | 12 kërcime | |
4 | Granit Rugova | 8 pikë | 3 kërcime | 1 asistim |
5 | Andi Shehu | 3 pikë | 2 kërcime | 2 asistime |
6 | Efthimios Tsakaleris | 3 pikë | 2 kërcime | 1 asistim |
7 | Sani Ibrahim | 2 pikë | 2 kërcime | |
8 | Imer Tahiri | 1 kërcim | 1 asistim |
Statistikat individuale te Peja
1 | Ronald Davis | 22 pikë | 6 kërcime | 4 asistime |
2 | Alban Veseli | 17 pikë | 9 kërcime | 2 asistime |
3 | Drilon Hajrizi | 17 pikë | 4 kërcime | 2 asistime |
4 | Kevin Bruwell | 11 pikë | 4 kërcime | 3 asistime |
5 | Nenad Delic | 10 pikë | 8 kërcime | 3 asistime |
6 | Burim Zekiqi | 2 pikë | 2 asistime | |
7 | Sam Muldrow | 3 kërcime | ||
8 | Rron Grapci | 2 kërcime |