FEDERATA
Reprezentacionet e reja - në ‘S. Frashëri’
Teksti: FBK
6 October, 2015 @14:39
Federata e Basketbollit të Kosovës (FBK), gjimnazi “Sami Frashëri” në Prishtinë dhe Drejtoria e Arsimit në Komunën e Prishtinës kanë arritur marrëveshje për shfrytëzimin e palestrës së gjimnazit të lartpërmendur për Përfaqësueset e reja të Kosovës në të dyja konkurrencat.
FBK është duke punuar në kontinuitet në përzgjedhjen e djemve dhe vajzave të grupmoshave U-14, U-16, U-18 dhe për këtë arsye ka kërkuar ndihmë dhe ka gjetur mbështetje si nga udhëheqësit e gjimnazit ashtu edhe nga ata të Komunës së Prishtinës.
Në këtë mënyrë, FBK do ta shfrytëzoj palestrën e gjimnazit “Sami Frashëri” në Prishtinë çdo fundjavë (e shtunë, e diel) pa pagesë me ç’rast në këtë palestër do të mbahen kampet dhe grumbullimet e radhës të djemve dhe vajzave të reja, të cilat vitin e ardhshëm pritet ta përfaqësojnë Kosovën në garat e FIBA Europës.