KUPA E KOSOVËS: PRISHTINA - RAHOVECI
Finale e lehtë, Kupa e katërt rresht
3 March, 2019 @19:14
Fituesi i Kupës së Kosovës, nuk ndryshohet edhe në vitin e katërt rresht.
Prishtina në finale të Kupës së Kosovës e mposhti Rahovecin me rezultat 96-60.
Skuadra e trajnerit Damir Mulaomerovic, prej minutës së parë e deri në fund nuk e lëshoi epërsinë dhe kështu me lehtësi e fitoi Kupën e Kosovës.
Dardan Berisha ishte më i miri te Prishtina, duke luajtur me 22 pikë, prej të cilave 6 trepikësha gjatë lojës. Ai u ndihmua edhe nga Rodney Bullock me 21 pikë, derisa me double-double prej 13 pikëve e 11 kërcimeve luajti Khalid Boukichou.
Te Rahoveci më i dalluari ishte Frederick Richardson me 26 pikë e 12 kërcime, por nuk mjaftoi për ndonjë befasi.
Kjo është hera e 14 që Prishtina e fiton këtë trofe, ndërsa Rahoveci duhet përgëzuar për organizimin fantastik të edicionit të sivjetëm të kësaj gare.