VITIA - RAMIZ SADIKU

Fitore bindëse e Ramiz Sadikut, thellohet kriza e Vitisë
5 March, 2022 @15:43
Një fitore bindëse e ka shënuar Ramiz Sadiku në udhëtim te Vitia sot.
Skuadra prishtinase këtë takim e fitoi me rezultat 0-3, e në listën e golashënuesve u futën Rigon Kabashi, Armend Misini dhe Bardh Bylykbashi.
Ky trepikësh bën që Ramiz Sadiku të renditet në mesin e Grupit B të Ligës së Parë momentalisht, kurse Vitia e rrezikon seriozisht rënien në Ligën e Dytë të Kosovës në futboll.
Xhiron e ardhshme, Vitia i shkon Fushë Kosovës, ndërsa Ramiz Sadiku e pret në Prishtinë Kikën.