SIGAL PRISHTINA
Fitore dramatike
10 December, 2013 @19:46
Sigal Prishtina ka arritur të shënojë një fitore tejet dramatike sonte, përkundër se kishte mundur atë që ta merrte shumë më lehtë.
Në fakt, është dashur rishikimi i inçizimit nga referët e ndeshjes të sekondave të fundit për të vërtetuar se a e shënoi ekipi maqedon pikën e fundit të takimit para apo pas përfundimit të kohës, që luante me të qindtat e sekondës.
E pastaj u pa gëzimi i ekipit të Ceyhun Cabadak që regjistroi fitoren e pestë të saj në mënyrë tejet dramatike ndaj Kozuvit 83-85.
Ndeshja ishte e barabartë në çerekun e parë, derisa Sigal Prishtina e përfundoi krejt në fund me epërsi të lehtë dypikëshe. E në çerekun e dytë në skenë doli Dardan Berisha me snajperët e tij, duke përfunduar pjesën e parë me 14 pikë diferencë për prishtinasit.
Çereku i tretë ishte i barabartë me pikë të shënuara nga të dyja palët, të cilën Prishtina e përfundon me 13 pikë epërsi në rezultatin e përgjithshëm 57-70. Por, në çerekun e fundit vërehet një rënie e madhe nga loja e Kendrick Jones, i cili gabonte disa herë pakuptueshëm, që rrezikoi fitoren në masë të madhe.
E në sekondat e fundit të ndeshje, pranë rezultatit 83-85, Kozuv pati rastin ideal për fitore, derisa Igor Mijajlovic dështon nga shuti i tij për tre pikë, e topin e fituar që e shënon Slobodan Bozovic nga afërsia nuk e pranon gjyqtari i ndeshjes, pasi kishte përfunduar ndeshja, të qindtat e sekondës para se të shutonte ai.
Kendrick Jones dhe Dardan Berisha ishin më efikasit te Sigal Prishtina me 21, përkatësisht 20 pikë të shënuara, derisa te kundërshtari i tyre serbi Miladin Pekovic ishte koshashënuesi më i mirë i ndeshjes me 23 pikë të shënuara.
Me këtë fitore Sigal Prishtina merr kreun e tabelës bashkë me ekipin tjetër maqedon, Kumanovo, që u mposht nga Levski sonte pas pesë fitoreve me radhë.
Rezultatet dhe tabela aktuale.
Video
Sulmi i fundit i skuadrës së Kozuvit kur kanë mbetur edhe 9 sekonda deri në fund të ndeshjes.
Statistikat ekipore
Kozuv | Sigal Prishtina | ||
Çereku i parë | 24 | 26 | |
Çereku i dytë | 13 | 25 | |
Çereku i tretë | 20 | 19 | |
Çereku i katërt | 25 | 15 | |
Kërcime | 22 | 35 | |
Asistime | 13 | 14 | |
Bllokada | 1 | - | |
Topa të vjedhur | 7 | 5 | |
Topa të humbur | 8 | 13 | |
Tentime për tre pikë | 10/30 | 12/21 | |
Tentime për dy pikë | 19/32 | 19/40 | |
Tentime nga gjuajtjet e lira | 15/19 | 11/20 |
Statistikat individuale te Kozuv
1 | Miladin Pekovic | 23 pikë | 1 asistim | |
2 | Slobodan Bozovic | 16 pikë | 6 kërcime | |
3 | Igor Mijajlovic | 13 pikë | 5 kërcime | 3 asistime |
4 | Austin Lee Dufault | 11 pikë | 3 kërcime | 3 asistime |
5 | Dimitar Karadjovski | 11 pikë | 2 asistime | 1 kërcim |
6 | Vladimir Filipovic | 5 pikë | 4 kërcime | |
7 | Igor Penov | 2 pikë | 3 asistime | 1 kërcim |
8 | Aleksandar Shterjov | 2 pikë | 1 kërcim |
Statistikat individuale te Sigal Prishtina
1 | Kendrick Jones | 21 pikë | 6 kërcime | 4 asistime |
2 | Dardan Berisha | 20 pikë | 4 kërcime | 1 asistim |
3 | Tay Waller | 10 pikë | 3 kërcime | |
4 | Blerim Mazreku | 8 pikë | 4 kërcime | 2 asistime |
5 | Alban Veseli | 8 pikë | 2 kërcime | |
6 | Aurimas Kieza | 6 pikë | 7 kërcime | 2 asistime |
7 | Edmond Azemi | 5 pikë | 1 kërcim | 1 asistim |
8 | Fisnik Rugova | 4 pikë | 3 kërcime | |
9 | K'Zell Wesson | 2 pikë | 4 kërcime | 3 asistime |
10 | Muhamed Hasani | 1 pikë | 1 kërcim | 1 asistim |