Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

BLAZERS - GRIZZLIES

Fitore e madhe e Portlandit ndaj rivalit direkt

FOTO / NBA

Fitore e madhe e Portlandit ndaj rivalit direkt


1 August, 2020 @9:18

Në ndeshjen ku nuk mjaftuan 4 çerekë të lojës për ta gjetur fituesin, Portlandi e mposhti Memphisin në vazhdime me rezultat 140-135.

Gjatë ndeshjes te Portlandi shkëlqyen CJ McCollum me 33 pikë e 6 asistime, Damian Lillard me 29 pikë, 9 asistime e 5 kërcime e Carmelo Anthony me 21 pikë e 7 kërcime, kurse i rikthyeri nga lëndimi Jusuf Nurkic u dallua me 18 pikë, 9 kërcime, 6 bllokada e 5 asistime.

Te Memphisi më të mirët ishin Jaren Jackson Jr me 33 pikë dhe me double-double Ja Morant 22 pikë e 11 asistime.

Kjo ishte një fitore shume e vlefshme për Play Off për Portlandin, ngase gjendet në pozitën e nëntë aktualisht me 30 fitore e 37 humbje, kurse Memphisi një pozitë më lartë me 32 fitore e 34 humbje.


 
Të gjitha lajmet nga NBA