PRISHTINA - VËLLAZNIMI
Fitore e madhe e Vëllaznimit në Prishtinë
31 October, 2020 @18:11
Vashat e Vëllaznimit kanë arritur një fitore të madhe ndaj Prishtinës, duke e mposhtur me rezultat 67-80.
Me dy transferime të huaja, skuadra gjakovare është përforcuar dukshëm sivjet dhe në dy ndeshjet e para treguan se nuk do të jenë kafshatë e lehtë për skuadrat tjera sikurse sezonave të kaluara.
Vashat e Prishtinës gjatë ndeshjes e kishin një epërsi prej 11 pikëve, por vashat e Vëllaznimit u rikthyen në lojë, sidomos në çerekun e tretë, dhe e regjistruan fitoren e dytë të sezonit.
Sarah MgBeike dhe Raven Baker ishin më të dalluarat te Vëllaznimi. MgBeike shkëlqeu me 28 pikë, 25 kërcime e 7 asistime, derisa Baker me 28 pikë, 7 kërcime e 2 asistime.
Te Prishtina u veçuan Enxhi Xhanaj me 26 pikë, 12 kërcime e 5 asistime, Era Shatri me 14 pikë, 8 kërcime e 7 asistime dhe Fjolla Ajeti me 14 pikë të tjera.
Në xhiron e tretë Vëllaznimi takohet me Penzën, kurse Prishtina udhëton në Prizren për t’u përballur me Bashkimin.