Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

VËLLAZNIMI - PRISHTINA

Fitore e Prishtinës në “Shani Nushi”, shkëlqen Lekndreaj

TOPSPORTI / A.P

Fitore e Prishtinës në “Shani Nushi”, shkëlqen Lekndreaj


6 January, 2021 @16:43

Viti 2021 në basketbollin kosovar u hap sot me një ndeshje mjaft interesante mes Vëllaznimit dhe Prishtinës në “Shani Nushi” të Gjakovës.

Skuadrat në fjalë e zhvilluan një duel me luftë mjaft të fortë, e në fund fitores iu gëzua skuadra kryeqytetase, e cila triumfoi 62-69.

TABELA AKTUALE

Duke i mbyllur çerekët e parë me rezultate 18-17 dhe 17-12, Vëllaznimi shkoi në pushim mes pjesëve me epërsi 6 pikëshe, mirëpo prishtinasit këndelljen e arritën në pjesëlojën e dytë.

Fillimisht, çereku i tretë u mbyll 17-23 për Prishtinën, duke bërë që skuadrat të shkojnë në çerekun e fundit me rezultat plotësisht të barabartë.

E në çerekun e fundit, falë përvojës, triumfuese doli Prishtina, që në fund ndeshjen arriti ta mbyllë me rezultat 62-69.

Të tre amerikanët e Vëllaznimit luajtën me double-double sonte. Cendric Council luajti me 23 pikë e 11 kërcime, Devonte Jackson me 15 pikë e 10 kërcime si dhe Christopher Hortman me 14 pikë e 15 kërcime.

Te Prishtina, Daniel Lekndreaj sonte u dallua më së shumti me 22 pikë, 6 kërcime e 2 asistime, ndërsa pikë dyshifrore patën edhe Edmond Azemi (14), Don Polloshka (13) e Muhamedali Janjeva (11).

Duhet përmendur që te Vëllaznimi edhe sonte për shkak të lëndimeve nuk u paraqitën Arion Balluku dhe Robert Shestani.

Fitorja e sotme bën që Prishtina të ketë bilanc 4-9 pas 13 xhirove, njëjtë siç e ka edhe Vëllaznimi momentalisht.


 
Të gjitha lajmet nga FBK Superliga