Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

LIDERJA FITON

Fitore minimale e lideres, Razack del vendimtar!

Fotot: PrishtinaeRe/ fb

Fitore minimale e lideres, Razack del vendimtar!


19 April, 2025 @23:46

Prishtina e Re ka shënuar fitore ndaj KEK-ut në një duel mjaft të luftuar dhe me raste nga të dyja palët. Por, goli i avantazhit, që doli të jetë edhe gol i fitores për Prishtinën e Re erdhi krejt në fillim të ndeshjes.

Ka qenë gjindshmëria dhe ndjekja e topit nga sulmuesi Bachare Razack që me një prekje shënoi në portën e vendasve. KEK - Prishtina e Re 0-1 [Bachare Razack 5’]. Rastet pasuan për prishtinasit, por goli nuk erdhi assesi.

TABELA AKTUALE

KEK-u në anën tjetër pati gjithashtu minimalisht dy raste të mira, por nuk arriti të gjejë rrugën e rrjetës, derisa një mbrojtje shumë të mirë e bëri edhe portieri i Prishtinës së Re, E. Bislimi.

Fitorja ia siguron edhe një xhiro tjetër lidershipin Prishtinës së Re. Ekipi bardhekaltër tash ka 57 pikë nga 23 ndeshje, dy më shumë sesa ndjekësi i parë Vushtrria. KEK-u është i pesti me 30 pikë, i sigurt në mbijetesë dhe pa mundësi për të synuar Superligën. Deri në fund të stinorit kanë mbetur edhe katër xhiro.


 
Të gjitha lajmet nga