Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

CONSTANTINIDES - PARA NDESHJES

Fitore psikike

Antonis Constantinides/ BOROZANI/ D.S.

Fitore psikike


26 March, 2016 @17:14

Trajneri qipriot i Sigal Prishtinës, Antonis Constantinides, që nuk po din çka është humbja prej se ka marrë detyrën e ekipit bardhekaltër ka thënë për mediat se fitorja e nesërme ndaj Pejës do t’i tregojë kundërshtarëve se mund t’i mposhtim edhe në vend të tyre.

“Për ne kjo ndeshje është me rëndësi për arsye psikike pasi që do t’i tregojmë kundërshtarëve se mund t’i mposhtim edhe në palestrën e tyre. Kjo na përforcon dhe na ngrit vetëbesimin edhe neve si ekip se mund të triumfojmë kudo,” ka thënë Constantinides për Kohën Ditore sot.
TABELA AKTUALE

“Duelet me Pejën janë gjithmonë të vështira dhe interesante për shkak të rivalitet që skuadrat në fjalë kanë mes vete. Pres të jetë një derbi i vërtetë,” ka shtuar ai më tej, shkruan gazeta në fjalë sot.

Sigal Prishtina ka kapur serinë prej 23 fitoreve radhazi në të gjitha garat dhe dëshiron ta vazhdojë këtë seri deri në fund të stinorit.


 
Të gjitha lajmet nga