EURO U-20/ DIV B
Fitorja e dytë me radhë për Kosovën U20
16 July, 2017 @21:41
Shpresat e përfaqësueses së Kosovës, kanë shënuar edhe fitoren e dytë me radhë në Europianin që po zhvillohet në Rumani, sonte.
Kosova U20 ka qenë më e mirë sesa Irlanda U20 duke i mposhtur ata me 76-69.
Sipas çerekëve
Edhepse në çerekun e parë irlandezët patën epërsi të lehtë, kosovarët kthyen gjithçka në vend të vetë në çerekun e dytë, për të shkuar në pushim me 38-33.
Çereku i tretë vazhdoi me ritëm të njejtë sikurse i dyti dhe Kosova ngriti avantazhin. Në çerekun e fundit djelmoshat e Jeton Nixhës, edhepse në disa momente lejuan irlandezët të afrohen deri në 1 pikë, në fund shënuan fitore komode me 7 pikë epërsi.
Të dalluarit
Rinor Peci ka qenë i jashtëzakonshëm sonte, duke shënuar 22 pikë, 5 kërcime e 4 asistime, ndërsa ka qenë 100% i saktë prej vijës për tre pikë, duke shënuar 3 herë prej 3 tentimeve.
Edmond Kryeziu ka shtuar 16 pikë e 5 kërcime në fitore, ndërsa pikë dyshifrore ka shënuar edhe Valon Bunjaku, që dha 10 pikë e 4 asistime për bashkëlojtarët në fitore.
Matematika
Kjo ka qenë fitorja e dytë e Kosovës U20 në Europian, pas startit me humbje, kur u mposhtën nga Kroacia U20 (3-0).
Tash Kosova U20 ka bilanc 2-1 pas tre ndeshjeve dhe të martën luan ndaj Hungarisë U20 (1-2).
i:
Dy të parat nga grupi kualifikohen në çerekfinale të Europianit U20/ Div. B |
TABELA AKTUALE E GRUPIT D:
1 | Kroacia | 3-0 | ||
2 | Portugalia | 2-1 | ||
3 | Kosova | 2-1 | ||
4 | Hungaria | 1-2 | ||
5 | Irlanda | 1-2 | ||
6 | Molldavia | 0-3 |