Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

DRITA - BOREA

Fitorja e parë e Dritës në 2020

Fitorja e parë e Dritës në 2020


12 March, 2020 @22:18

Skuadra gjilanase, Drita, duke e mposhtur Borean me rezultat 96-71, e regjistroi fitoren e parë në 2020.

Fitorja e fundit e Dritës ishte kundër Marigona Hill Prishtinës në dhjetor të vitit 2019.

Më i miri te Drita kundër Boreas ishte Qëndrim Demi, i cili luajti me shifrat magjike triple-double prej 22 pikëve, 13 kërcimeve e 11 asistimeve. Demi u ndihmua edhe nga Driton Sulejmani me 26 pikë e 13 kërcime, Laurant Ibrahimi me 14 pikë dhe Milaim Jetishi me 12 pikë e 11 kërcime.

Te Borea u dalluan Olsi Kurtaj me 16 pikë e Denis Rabushaj me double-double prej 10 pikëve e 12 kërcimeve.

TABELA AKTUALE

Drita me këtë fitore ngritet në pozitën e pestë me 6 fitore e 6 humbje, derisa Borea gjendet në pozitën e fundit me 1 fitore e 12 humbje.

Në xhiron tjetër Drita takohet me New Basktin, kurse Borea me Vushtrrinë.


 
Të gjitha lajmet nga