Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

EDITOHET NJOFTIMI I FFKsë

FFK ndërron lajmin, vendim i posaçëm për Phoenixin?!

Foto: FCPhoenix

FFK ndërron lajmin, vendim i posaçëm për Phoenixin?!


20 May, 2024 @11:02

Pas njoftimit të lëshuar dje se Phoenix do të bie nga Liga e Parë - Grupi A, Federata e Futbollit të Kosovës (FFK) ka përmirësuar lajmin sot, ndërsa ka shkruar se do të mirret vendim i posaçëm për Phoenix!

“Ndërkaq, nëse do të ishte situatë normale, në fund të kampionatit do të duhej të largoheshin nga liga dy skuadrat e fundit në grupet respektive, por pas përjashtimit nga garat të Vllaznisë dhe Ulpianës, tani do të vendoset me vendim të posaçëm dhe gjithçka do të dihet gjatë javës së ardhshme.” - ka shkruar FFK në njoftimin e edituar sot.

Ndërsa lajmi që figuronte dje shkruante: “Po ashtu, rezultatet e javës së fundit vendosen edhe për skuadrën që do të përshëndetet nga ky rang i garave në Grupin A, ku pas humbjes në Gjakovë, Phoenix bie në Ligën e Dytë. Ndërkaq, në Grupin B, janë përjashtuar më herët Vllaznia dhe Ulpiana.”

Joserioziteti në këtë aspekt vërehet qartë, pasi që Federata pas përjashtimit të dy skuadrave nuk solli vendim menjëherë për fatin e Ligës së Parë - Grupi A dhe Grupi B, por la të shihet se cili ekip po bie nga Liga e Parë - Grupi A, për të marrë vendim “të posaçëm” siç po e quajnë sot.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Liga e parë