Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

VAZHDOJNË ME TRAJNERIN AKTUAL

Trepça vazhdon me Emin Baliqin edhe për stinorin 2024/25

Trepça vazhdon me Emin Baliqin edhe për stinorin 2024/25


24 May, 2024 @19:28

Trajneri aktual i Trepçës, Emin Baliqi, ka vazhduar marrëveshjen me ekipin që po e drejton, edhe për një stinor. KF Trepça që ka nisur ri-organizimin këtë muaj për stinorin e ri dhe po tregon që do aspirojë Superligën duke krijuar ekip të fortë.

Baliqi ka licensën A të UEFA-së, ndërsa Trepça ka bërë ët ditur se ka vizionin e duhur për sukses.

“Me kënaqësi të madhe, Klubi Futbollistik Trepça njofton zgjatjen e kontratës me kryetrajnerin e tij të shquar, z.Emin Baliqi. Ky vendim për të vazhduar bashkëpunimin me trajnerin Baliqi reflekton besimin dhe vlerësimin e madh që klubi ka për të dhe për vizionin e tij drejt suksesit të vazhdueshëm.” - ka shkruar klubi mitrovicas sot.

Duke i uruar Baliqit sukses, Trepça ka bërë të ditur se objektivat e larta besohet se do të arrihen me atë si kryetrajner edhe në Superligë. Përndryshe, Trepça në stinorin e posa përfunduar 2023/24 në Ligë të Parë - Grupi A, ka përfunduar e shtata në renditje me 31 pikë.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Liga e parë