PHOENIX BIE NGA LIGA E PARË!
FFK konfirmon, Phoenix bie në Ligë të Dytë
19 May, 2024 @17:54
Skuadra e Phoenixit të Banjës së Pejës është mposhtur nga Vëllaznimi sot në Gjakovë 2-0, ndërsa fitorja e Istogut ndaj Suharekës ka bërë që ekipi i drejtuar nga Faruk Statovci të bie në Ligë të Dytë të Kosovës.
Synimet në fillim të stinorit dukeshin aspiruese, pasi që tentohej Superliga, por mbarëvajtja e stinorit shkoi në drejtim krejt të kundërt për skuadrën e Phoenixit, që tashmë bie në Ligë të Dytë të Kosovës.
“Po ashtu, rezultatet e javës së fundit vendosen edhe për skuadrën që do të përshëndetet nga ky rang i garave në Grupin A, ku pas humbjes në Gjakovë, Phoenix bie në Ligën e Dytë. Ndërkaq, në Grupin B, janë përjashtuar më herët Vllaznia dhe Ulpiana.” ka shkruar FFK në njoftim.