BOREA - NEW BASKET

Fitorja e parë e stinorit
6 December, 2019 @16:55
Skuadra pejane Borea, duke e mposhtur New Basketin me rezultat 70-67, e regjistroi fitoren e parë të sezonës në Ligën e Parë.
Borea me pikët e Hamza Sylqës në fund të ndeshjes, arriti ta mposhtë kundërshtarin në Karagaç.
Denis Rabushaj me 17 pikë, 7 kërcime e 3 asistime, ishte më i dalluari te Borea, derisa u veçuan edhe Ilir Shala me 14 pikë dhe Lis Kuraja me 12 pikë të tjera.
Te New Basketi më i miri ishte Drini Rexha me 23 pikë e 15 kërcime, por nuk mjaftoi performanca e tij për fitore.
Që të dyja skuadrat kanë nga 1 fitore e 6 humbje, derisa ndodhen kah fundi i tabelës.
Borea në xhiron tjetër do të takohet me AS Prishtinën, kurse New Basketi pushon.