Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

BOREA - MARIGONA HILL PRISHTINA

Fitorja e parë me emrin e ri

Fitorja e parë me emrin e ri


21 February, 2020 @20:07

Ish-skuadra e Kerasan Prishtinës, tani me emrin e ri Marigona Hill, ka regjistruar fitoren e parë në stinorin pranveror, duke e mposhtur Borean me rezultat 61-74.

Borea dy çerekët e parë i kaloi në epërsi, derisa Marigona Hill u këndell në pjesën e dytë të ndeshjes, sidomos në çerekun e tretë, duke pësuar vetëm 7 pikë dhe për ta krijuar dallimin që ta mposhtë kundërshtarin në fund.

Aron Laja dhe Kujtim Ujkani me nga 17 pikë të shënuara ishin koshashënuesit më të mirë te skuadra prishtinase, derisa te Borea Lis Kuraja dhe Valtrin Kastrati me nga 16 pikë.

TABELA AKTUALE

Marigona Hill Prishtina aktualisht me 4 fitore e 6 humbje gjendet në pozitën e shtatë dhe dallimi me pozitën e katërt që dërgon në Play Off nuk është i madh, derisa Borea me 1 fitore e 9 humbje gjendet në pozitën e fundit.

Në xhiron tjetër Marigona Hill takohet me New Basketin, kurse Borea me liderin pa humbje Vëllaznimin.


 
Të gjitha lajmet nga FBK Liga e Parë