SHQIPTOHET GJOBA PËR BASHKIMIN
Fitorja ndaj Prishtinës, i kushton €800 Bashkimit
16 December, 2015 @14:07
Ekipi prizrenas, Bashkimi, që arriti të shënojë fitoren e parë ndaj Sigal Prishtinës pas mbi dy viteve në Superligë - i ka kushtuar shtrenjtë.
Në Informatorin e fundit të botuar nga Federata e Basketbollit të Kosovës (FBK), Bashkimi është gjobitur me 800 euro në këtë ndeshje.
Së pari 500 euro janë shqiptuar nga Komesari i Garave për shkak të mosrespektimit të rregullores për lojtarët e rinj. Sipas rregullores, çdo ekip duhet t’i jap 15 minuta mundësi një lojtari nën 18 vjeç në ndeshje të Superligës - e Bashkimi këtë nuk e bëri në këtë ndeshje.
Më pas, përfaqësuesi zyrtar i ekipit, Arlind Kaçaniku dhe udhëheqësi teknik Shpend Bajrami janë gjobitur me nga një gabim teknik - që i janë regjistruar trajnerit Petar Mijovic - e këto kushtojnë bashkë 300 euro.
Pra, në total fitorja e madhe kushtoi 800 euro për ekipin portokall-e-zi.