Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

GAME 2: TREPÇA - PEJA

Fituesi caktohet pas 2 vazhdimeve në derbin Trepça-Peja

Fituesi caktohet pas 2 vazhdimeve në derbin Trepça-Peja


12 May, 2022 @23:38

Pas 2 vazhdimeve, Trepça e mposhti Pejën me rezultat 107-105 dhe kaloi 2-0 në epërsi në serinë gjysmëfinale të Play Offit.

10 minutëshi i parë i takoi Pejës. Djelmoshat e trajnerit Dokuzovski, e kishin një epërsi prej 8 pikëve në këtë çerekt, por skuadra mitrovicase e ngushtoi në 1 pikë (21-22).

Në çerekun e dytë Trepça kaloi në epërsi falë performancave të Rodney Purvis, Andrew Gordon (12 pikë secili) dhe Ty Cockfield 10, e mbylli pjesën e parë me rezultat 46-37.

Peja në çerekun e tretë e ngushtoi epërsinë vetëm në 1 pikë, (59-51 në favor të Trepçës), kurse çereku i fundit ishte një dramë e vertetë.

Peja në 10 minutëshin e fundit të ndeshjes kaloi në epërsi dhe në fund e kishte një epërsi prej 3 pikë, por lojtari Mike Edwards shënoi në sekondat e fundit nga vija e treshit dhe e dërgoi ndeshjen në vazhdime 84-84.

Me të përfunduar çereku i katërt, gjyqtari kryesor i ndeshjes Xhelal Mumini e ndërpreu ndeshjen dhe e liroi një pjesë të sallës nga tifozët ngase pengonin për ta zhvilluar ndeshjen.

Me rifillimin e Trepça e morri epërsinë dhe ishte afër fitores, por kësaj radhe në skenë doli Dardan Berisha dhe e shpëtoi Pejën duke shënuar nga vija e treshit dhe dërgoi ndeshjen në vazhdimin e dytë (95-95).

Purvis shkëlqu edhe gjatë vazhdimeve ku shënoi në momentin e duhur nga vija e treshit për 107-105. Mike Edwards ishte fauluar në fund dhe dështoi nga dy gjuajtjet e lira.

Peja e kishte edhe një rast për ta fituar ndeshjen por nuk arriti të shënojë Albin Berisha nga vija e treshit dhe kështu ndeshja i takoi Trepçës.

Rodney Purvis ishte i pakapshëm te Trepça me 36 pikë, 8 kërcime e 5 asistime, derisa u ndihmua edhe nga Andrew Gordon me 22 pikë e 12 kërcime e Mike Edwards me 13 pikë e 9 kërcime.

5 lojtarë te Trepça (Drilon Hajrizi, Samir Zekiqi, Andrew Gordon, Amin Hot dhe Ty Cockfield), u përjashtuan nga ndeshja për shkak të 5 gabimeve personale.

Në anën tjetër te Peja Dardan Berisha shkëlqeu me 39 pikë së bashku me Courtney Fells me 30 pikë. Edhe te Peja me 5 gabime personale u larguan nga ndeshja Darius Washington, Daniel Lekndreaj dhe Calvin Godfrey.

SKEMA E PLAY OFFIT

Trepçës i nevojitet edhe 1 fitore për t’u kualifikuar në finale, derisa dy ndeshjet e radhës do të luhen në “Karagaç”.


 
Të gjitha lajmet nga FBK Superliga