PRISHTINË

Flamurtari në Ligë të Dytë, nis punën javën tjetër
11 July, 2025 @16:36
Ekipi prishtinas, Flamurtari, që ra nga Liga e Parë pas shumë vitesh, do të nis punën për përgatitje të stinorit të parë në Ligë të Dytë të Kosovës 2025/26. Sipas njoftimit të lëshuar nga kuqezinjtë e kryeqytetit, ekipi do të fillojë punën më 14 korrik, ndërkaq detyrën e trajnerit të klubit do ta ushtrojë ish-futbollisti, Korab Hasani.
Flamurtari me këtë njoftim ka ftuar edhe lojtarët që të jenë të pranishëm po atë ditë në stadium të ekipit!
“Ftojmë të gjithë lojtarët që të jenë të pranishëm në kohë dhe të gatshëm për të nisur një sezon të ri plot energji, përkushtim dhe ambicie. Kjo është mundësia për të treguar veten dhe për të qenë pjesë aktive e objektivave të klubit tonë për këtë vit.” — shkroi njoftimi i tyre, ku është theksuar data 14 korrik në ora 17:00.
Ekipi është duke u munduar që të stabilizohet së pari si klub, pastaj për të kërkuar rikthimin në Ligë të Parë. Skuadra po shpreson të stinor të fortë dhe të suksesshëm.
“Me trajnerin e ri dhe me mbështetjen tuaj, synojmë një sezon të fortë, të disiplinuar dhe të suksesshëm!
Mirë se vini përsëri në fushë – me zemër, pasion dhe me ngjyrat kuq e zi të Flamurtarit!” — mbylli njoftimin ekipi.