FORMACIONET ZYRTARE

Formacionet zyrtare: Kosova - Gambia
11 June, 2021 @17:55
Është bërë publike formacioni zyrtar i përfaqësueses B të Kosovës për ndeshjen e sotme kundër Gambisë.
Në këtë ndeshje për herë të parë në portën dardane do të jetë portieri Betim Halimi, ndërsa ndryshe nga ndeshja e kaluar ndaj Guinesë, nga minuta e parë do ta nisin edhe futbollistët si Hajrulahu, Zejnullahu e Balaj.
Ndeshja Kosova B - Gambia luhet në Antalya të Turqisë dhe fillon nga ora 19:00.
Formacioni zyrtar: Halimi; Thaçi, Hajrulahu, Domgjoni, Bajselmani, Rudhani, Zejnullahu, Loshaj, Topalli, Daku, Balaj.