11-SHJA POTENCIALE E SHQIPËRISË!
Formacioni i mundshëm i Shqipërisë ndaj Gjeorgjisë sot
14 October, 2024 @11:46
Ndeshja e katërt e Shqipërisë në kuadër të Ligës B të Kombeve luhet sot pasdite, me fillim prej orës 18:00, ndërsa mediat tiranase kanë përgatitur formacionin e mundshëm të kuqezinjëve, të cilin presin ta hedh selektori Sylvinho në fushë.
Ndërrime të mëdha nuk pritet të ketë nga ndeshja e kaluar, pos njërit. Për dallim nga 11-shja e parë e ndeshjes së humbur ndaj Çekisë, sipas Panorama Sportit kësaj radhe nuk do të ketë vend për Qazim Laçin në 11-she, ndërsa në vend të tij në 11-she startuese do të jetë Arbër Hoxha.
Kjo, do të thotë që Nedim Bajrami i kthehet pozitës së mesfushorit ofanziv, në krahasim me ndeshjen e kaluar, kurse Hoxha merr pozitën e vetë të krahut të sulmit, për të bërë kuqezinjtë më ofanziv në ndeshje.
FORMACIONI I MUNDSHËM I SHQIPËRISË:
(për ndeshje ndaj Gjeorgjisë)
PORTIER: Thomas Strakosha;
MBROJTËS: Marash Kumbulla; Ardian Ismajli, Elseid Hysaj, Mario Mitaj;
MESFUSHORË: Ylber Ramadani, Kristjan Asllani, Nedim Bajrami;
SULMUES: Jasir Asani, Arbër Hoxha, Mirlind Daku.