PAS LËNDIMIT

Fotot: FSHF
FSHF njofton për gjendjen e Gjimshitit
9 October, 2021 @23:18
Qendërmbrojtësi i Shqipërisë, Berat Gjimshiti, u lëndua në përballje ndaj Hungarisë sot dhe u desht të dalë nga fusha në minutën e 30 të lojës, për tu zëvendësuar nga Fred Veseli.
E FSHF menjëherë pas ndeshjes ka bërë të ditur informatën për mbrojtësin e Atalantës.
“Ylli i mbrojtjes kuqezi, Gjimshiti është lënduar në ndeshje ndaj Hungarisë dhe po i nënshtrohet kontrolleve mjekësore,” ka bërë të ditu FSHF, duke i uruar shërim të shpejtë.
Gjimshiti është njëri ndër mbrojtësit esencial të Shqipërisë dhe gjendja e tij shëndetësore është jetike për paraqitjen e kuqezinjëve në përballje ndaj Polonisë të martën, më 12 tetor.