Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

BASHKIMI - VËLLAZNIMI

Fund dramatik, Vëllaznimi mposhtë Bashkimin në “Sezai Surroi”

TOPSPORTI / A.P

Fund dramatik, Vëllaznimi mposhtë Bashkimin në “Sezai Surroi”


5 November, 2020 @20:49

Një ndeshje mjaft interesante u zhvillua sonte mes Bashkimit dhe Vëllaznimit në Prizren, e në fund fitores iu gëzua skuadra gjakovare, që ndeshjen e mbylli me fitore 72-76.

Kjo ishte fitorja e parë e gjakovarëve pas rikthimit në Superligë dhe e para nën drejtimin e trajnerit Ljupco Malinkov.

Në përgjithësi, ndeshja kaloi me rezultat të ngushtë mes skuadrave.

Çereku i parë u mbyll 18-17, i dyti 24-23 e i treti 17-18, duke bërë që skuadrat 10-minutëshin e fundit ta nisnin me 1 pikë dallim në rezultat, 59-58 në të mirë të Bashkimit.

TABELA AKTUALE

E në çerekun e fundit, më e përqëndruar u tregua skuadra gjakovare dhe kështu arriti ta mbyllë takimin me fitore 72-76.

Ndeshja ishte e barabartë deri shumë pak sekonda para fundit, ndërsa vendimtare në fitoren e gjakovarëve ishin shënimet e Devante Jackson dhe Driton Rracit në momentet më kritike të ndeshjes.

Sean Hoehn ishte më i miri te Bashkimi sonte. Ai luajti me 19 pikë, 3 kërcime e 3 asistime, ndërkohë që pikë dyshifrore shënuan edhe Vukcevic (16), Carter (15) e Mala (11).

Sa i përket Vëllaznimit, Cedric Council luajti me 20 pikë e 13 kërcime, Christopher Hortman shtoi 19 pikë, 9 kërcime e 3 asistime, ndërsa pikë dyshifrore shënuan edhe Jackson (14) e Rraci (11).

Xhiron që vjen, Bashkimi i shkon Pejës në “Karagaç”, kurse Vëllaznimi e pret Trepçën në “Shani Nushi”.


 
Të gjitha lajmet nga FBK Superliga