FUSHË KOSOVA

Fushë Kosova ngjitet në Ligën e Parë
22 May, 2021 @20:35
Skuadra e Fushë Kosovës në stinorin 2021/22 do të garojë në Ligën e Parë të futbollit.
Ekipi që sivjet garoi në Ligën e Dytë, këtë e arriti pasi e mposhti Dardaninë me rezultat të thelë 4-0 në xhiron e parafundit të kampionatit.
Fushë Kosova me këtë rezultat e siguroi vendin e parë në Ligën e Dytë, me gjithsej 72 pikë të tubuara kur kanë mbetur edhe një xhiro për përfundim të stinorit.