Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

TE RIVALI

Futbollisti i rëndësishëm i Greqisë, lëndohet para ndeshjes ndaj Kosovës

Foto: ethnikiomada/fb

Futbollisti i rëndësishëm i Greqisë, lëndohet para ndeshjes ndaj Kosovës


10 June, 2022 @14:57

Futbollisti i Twentes në Eredivisie të Holandës, Dimitrios Limnios, është lënduar rëndë në përballjen e fundit të Greqisë, që e mposhti Qipron.

Përmes një njoftimi të lëshuar nga mediat greke sot në mëngjes, është bërë e ditur se Limnios, që është njëri nëdr lojtarët standard të sulmit të ekipit të drejtuar nga Gustavo Poyet ka këputur ligamentin kryesor të këmbës dhe do të mungojë deri në 2 muaj në fusha të gjelbëra.


Foto: IntimeSports

Limnios ka qenë pjesë e secilës ndeshje të Greqisë këtë muaj në Ligë të Kombeve, ku grekët kanë shënuar tri fitore nga tri ndeshje duke mos pësuar asnjëherë ende dhe më 12 qershor presin Kosovën në Volos.

Ai ka shënuar gol mbrëmë në fitoren 3-0 ndaj Qipros, që e bën Greqinë lidere të Grupit 2 në Ligën C të Kombeve.


 
Të gjitha lajmet nga