GRUPI E

ntvspor
Galata triumfon në Beograd
16 January, 2015 @22:47
Skuadra e Galatasarayit ka dalë të jetë fituesja e vetme nga ekipet turke në xhiron e tretë të fazës së dytë të Euroleague.
Galatasaray ka mposhtur Crvena Zvezdën në Beograd me rezultat 65-74, për të përmirësuar bilancin në 2 fitore e 1 humbje pas tre xhirove, derisa ekipi serb ka mbetur pa fitore në këtë fazë.
Martynas Pocius me 11 pikë e 4 kërcime, bashkë me Carlos Arroyon që shënoi 11 pikë dhe regjistroi 3 asistime kanë qenë lojtarët më të dalluar te ekipi turk, derisa në fund, Justin Carter këndelli ekipin e Stambollit për t’ua siguruar fitoren, para 18 mijë shikuesve vendas.