Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

STAMBOLL

Olympiacos, nuk mposhtet

euroleague

Olympiacos, nuk mposhtet


16 January, 2015 @22:02

Olympiacos ka arritur të ruajë serinë e pamposhtshmërisë në Grupin F të fazës së dytë të Euroleague, duke e mposhtur Fenerbahçen në Turqi sonte. 

Feneri ia nisi mirë ndeshjes duke e përfunduar çerekun e parë me gjashtë pikë epërsi, mirëpo dallimi i madh në çerekun e dytë në të mirë të grekëve, i kushtoi me humbje verdhekaltërve të Stambollit. 

Olympiacos çerekun e dytë e përfundoi me 13 pikë epërsi, gjë të cilën ekipi turk nuk arriti ta kthejë gjatë gjithë lojës për tu mposhtur 68-74 në fund. 

Matt Lojeski ishte lojtari i ndeshjes te ekipi athinas, me 18 pikë të shënuara dhe 8 kërcime të fituara, derisa ujku i vjetër, Vassilis Spanoulis kontribuoi me 16 pikë dhe 6 asistime në fitoren e tretë me radhë të ekipit të tij. 

Drita e vetme te Feneri sonte ishte Andrew Goudelock, që me 23 pikë tentoi pak më shumë në ndeshje, derisa Jan Vesely me 13 dhe Bogdan Bogdanovic me 10 pikë, nuk arritën të shmangin humbjen e dytë të ekipit të tyre në tre ndeshje të zhvilluara deri sot. 


 
Të gjitha lajmet nga Euroleague