PARA KOZUVIT

Prishtina me 6 të huaj, vjen Mavunga
16 January, 2015 @9:08
Sigal Prishtina në mesnatë ka njoftuar me përforcimin e radhës, para ndeshjes së vështirë ndaj Kozuvit në Balkan League.
Bardhekaltërit kanë bërë të ditur se kanë arritur të nënshkruajnë me alo-qendrën Julian Mavunga.
Mavunga që ka bërë karrierë në D League të NBA-së dhe në disa ekipe tjera në ndërkohë, në ligën italiane dhe ukrainase.
Së fundi ai ka qenë pjesë e ekipit izraelit, Ironi Nahariya, ku në 7 lojë ka pasur mesatare prej 7.1 pikëve dhe 4.3 kërcimeve për ndeshje.
Mavunga është 24 vjeçar dhe me 203 centimetrat e tij pritet t’i ndihmojë Prishtinës nën kosh, që ka qenë edhe arsyeja kryesore e potencuar nga trajneri i tyre, e humbjes nga Craiova.
Mavunga do t’i bashkangjitet karavanit të të huajve në Prishtinë, që tashmë është ngritur në 6, me ata që mbetën nga vjeshta Jordan Hulls dhe Edin Bavcic si dhe të ardhurit e tashëm: Julius Coles, Nate Bowie dhe Nikola Vucurovic.
Video
Julian Mavanga në video