Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

GRUPI E

Maccabi fiton derbin e javës

euroleague

Maccabi fiton derbin e javës


15 January, 2015 @23:12

Kampioni aktual i Europës, Maccabi Tel Aviv, ka arritur të mposht Barcelonën në derbin e natës në kuadër të Euroleague, Grupi E

Ndeshja kishte kthesa të ndryshme në lojë, derisa të dyja skudrat luftuan deri në pikën e fundit, për përfundimtaren 70-68 në të mirë të izraelitëve. 

Jeremy Pargo dhe Devin Smith ishin më të dalluarit te Maccabi, me 20 përkatësisht 15 pikë të shënuara, derisa te Barcelona double-double i Ante Tomicit prej 21 pikëve dhe 10 kërcimeve nuk mjaftoi, pasi që përveç tij askush nuk arriti të shënojë  dyshifror të pikëve, përkundër se i tërë ekipi i katalonasve u regjistruar si koshashnues në ndeshje (11 lojtarë). 

Maccabi tash ka bilanc 2-1 ndërsa Barcelona 1-2 në Grupin E të Euroleague


 
Të gjitha lajmet nga Euroleague