JAMES HARDEN

nba,com
I pamëshirshëm ndaj ish skuadrës
16 January, 2015 @10:48
Mjekëroshi James Harden, dje ishte i pakapshëm ndaj ish skuadrës së tij Oklahoma City Thunder.
Siç dukej, Harden ishte i motivuar plotësisht ndaj Oklahomës, ku luajti rolin kryesor në fitoren e Houstonit me rezultat 112-101.
James Harden shkëlqeu me 31 pikë, 10 asistime e 9 kërcime, i cili për një kërcim nuk arriti të bëj triple-double, ndërsa në anën tjetër, Kevin Durant luajti me 24 pikë e 10 kërcime, por nuk mjaftuan për fitore.
Harden pas fitores e kritikoi paksa edhe skuadrën e vet: “Kjo është bukuria e kësaj loje. Dimë të jemi shumë të mirë, por nganjëherë me lëshime në lojë, po i lejojmë kundërshtarët të rehatohen.”
Kjo ishte fitorja e 28-të e Houstonit, të cilët kanë 12-të humbje dhe gjenden në pozitën e katërt në Konferencën Perëndimore.
Video
James Harden