WARRIORS - THUNDER
George e W’brook 72 pikë, për të mposhtur kampionin
7 February, 2018 @8:35
Një natë fantastike për ekipin e Oklahoma City Thunderit, derisa dyshja Paul George e Russell Westbrook kanë shkëlqyer për të shënuar bashkë 72 pikë, e për t’ia sjellë fitoren ekipit të tyre ndaj Golden State Warriorsit 105-125.
Draymond Green dukej i pakënaqur me vendimet e referit, derisa dy herë u ndëshkua me faul teknik, ndërsa në çerekun e parë Westbrook shënoi 21 pikë, për të përfunduar ndeshjen me 34 pikë, nëntë kërcime e nëntë asistime.
Paul George shtoi 38 pikë, pesë kërcime, tre asistime dhe gjashtë topa të rrëmbyer në këtë fitore, që ka qenë fitorja e parë e ekipit pas katër humbjeve radhazi.
Te Warriors më i miri ishte Kevin Durant, që shënoi 33 pikë, gjastë kërcime dhe një asistim. Steph Curry shtoi 21 të tjera, derisa ekipi tash ka bilanc 41-13.