SULMI NDAJ GJYQTARIT
Gjobë dhe suspendim për Berishën
2 February, 2016 @21:51
Federata e Basketbollit të Kosovës ka suspenduar trajnerin e Yllit, Agron Berisha, për shkak të sulmit ndaj gjyqtarit Xhelal Mumini në ndeshjen Trepça - Ylli, ndërsa ky suspendim do të vlejë deri në dhënien e dënimit konform akteve normative të FBK-së, që pritet të jepet në ditët në vijim.
Përveç kësaj, Berisha është dënuar edhe me 100 euro gjobë për shkak të gabimit teknik gjatë çerekut të katërt të ndeshjes.