Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

PAS INCIDENTIT TREPÇA-PRIZRENI

Gjobë mbi 8 mijë euro për Trepçën, reagime nga të dyja palët

Foto: FBK

Gjobë mbi 8 mijë euro për Trepçën, reagime nga të dyja palët


21 September, 2021 @22:07

Pesë mijë euro është gjoba e shqiptuar për Trepçën për realizim të sulmit fizik pas përfundimit të ndeshjes në kohë të rregullt. Rasti i sulmit ndaj basketbollistit të KB Prizreni, Ivan Koljevic, që në stinorin e kaluar ka djeristur fanellën e mitrovicasve, është shqiptuar sot, por ende nuk është publikuar në faqen zyrtare të FBK-së.

Këtu nuk përfundon asgjë. Drilon Hajrizi, Valdrin Haxhiu, Burim Zekiqi janë dënuar për sjellje josportive - me nga 600 euro secili si dhe me një ndeshje moslojë për ekipin! Të gjithë këta do të mungojnë në përballjen e mitrovicasve ndaj Dritës, që pritet të mos jetë problem për ekipin pasi që skuadra gjilanase me telashe financiare dhe e papërforcuar si duhet, nuk pritet të jetë shkaktare për lojë të vështirë dhe të rrezikojë fitoren e Trepçës.

Gjithashtu, zyrtari i Trepçës Bujar Istrefi është përjashtuar përjetë nga kryerjet e detyrës te Trepça, pasi që për të është vendosur me rregulloren disiplinore që thotë “kush fyen, provokon, sulmon garuesin, gjyqtarin, funksionarin, delegatin, shikuesin në lojë ose jashtë terrenit të basketbollit dënohet me së paku gjashtë muaj përjashtim, ndërsa në rastet e rënda përjashtim të përjetshëm nga funksionet në klub.”

Nuk kanë vonuar reagimet nga të dyja palët. Po i sjellim ato pa ndërhyrje, për shkak të rastit të ndjeshëm.

Skuadra e Trepçës ka reaguar duke kërkuar rishqyrtim të vendimeve për dënimet që kapin shifrën prej 8 mijë e 100 euro! (që ka qenë totali i të gjitha gjobave nga kjo ndeshje)

REAGIM PËR OPINION KB TREPÇA nuk ka reaguar deri më tani lidhur me situatën e krijuar pas përfundimit të ndeshjes së xhiros së dytë të ART MOTION Superligës. Si klub kemi pritur publikimin e informatorit të xhiros nga ana e FBK-së.
Në informatorin e publikuar të martën bëhet e ditur se klubit tonë i janë shqiptuar dënime në vlerë prej 8100 EUR dhe iu kanë suspenduar tre nga bartësit e lojës. Është dënuar edhe një zyrtar i klubit.
Dënimi i shqiptuar ndaj zyrtarit të klubit është arbitrar dhe në kundërshtim me propozicionet e garave.  Sipas nenit 50.7 të propozicioneve të garave, një vendim i tillë mund të merret për lëndime të rënda, ndërsa të tillë nuk mund ta cilësoj askush pa bazë të dokumentuar. Këto dënime konsiderohen shumë të rënda dhe të njëanshme për ngjarjen në të cilën iniciatori kryesor ka qenë lojtari i ekipit kundërshtar, Ivan Koljeviq e të cilit çuditërisht nuk iu ka shqiptuar asnjë masë disiplinore nga ana e publikuesit të informatorit edhe pse i njëjti në videomaterial duket çartë se si drejtohet tek ekipi jonë dhe tenton të sulmoj lojtarin Amin Hot. Lojtari Ivan Koljeviq në deklaratën dhënë në polici ka pranuar që ka qenë iniciatori i ngjarjes. Në videomateriale duket çartë se si lojtari Urim Zenelaj i ekipit kundërshtar përfshihet në ngjarje duke ushtruar dhunë e çuditërisht as ndaj tij nuk është ndërmarrë masë disiplinore. Ne si klub i bëjmë thirrje FBK-së dhe komesarit që të rishqyrtojnë të gjitha vendimet e marra. Dje nënkryetari i KB TREPÇA, Lindrit Misini pas një bisede me trajnerin e Prizreni-16, Arbnor Rifati, i ka shprehur keqardhje dhe janë pajtuar që një incident i tillë nuk duhet ti dëmtojë marrëdhëniet e dy klubeve. Përkundër kësaj sfide, ne do të vazhdojmë punën për zhvillim dhe avancim të KB TREPÇA dhe basketbollit kosovar në përgjithësi.” - ka shkruar klubi mitrovicas në reagimin e tij.

Në anën tjetër KB Prizreni në Komunikatën e lëshuar ka thënë se Komisari i Garave ka shkelur propozicionet e garave. Gjithashtu, ata janë konsultuar edhe me persona brenda FIBA Europe, që u kanë thënë se asnjë ndeshje nuk llogaritet e përfunduar pa u nënshkruar gjyqtarët në protokoll, derisa incidenti në Minatori kishte ndodhur para nënshkrimit të gjyqtarëve!

“Pas mbledhjes së jashtëzakonshme të bordit drejtues, klubi basketbollit Prizreni - 16 del me këtë: K O M U N I K A T Ë Jemi të indinjuar dhe të befasuar me vendimet e Komesarit të garave , i cili në mënyrë arbitrare tregoj jo profesionalizëm, mos përfillje të rregullave dhe Propozicioneve të garave duke u atribuar si standarde të FIBA-s, ku lëshime në vendime kishte mjaft, madje kemi disa krahasime me vendimet që ishin bërë ndaj nesh 3 muaj më parë,  e disa nga këto janë:
1. Mos lejimi i ankesës për dy skuadrat, gjë që na jep të nënkuptojmë se vendimi është i pa thyeshëm.
2. Dënimi i lojtarëve nga 1 ndeshje për rrahje dhe 600€ vlen për t’u dëshiruar. Kjo qon një mesazh që rrahja mes lojtarëve nuk është aq tragjike.
3. Regjistrimi i ndeshjes me rezultat si përfundoj është poashtu shkelje e Propozicioneve të garave, ku në rregullore thuhet se: ekipa nikoqire duhet të siguroj ekipën mike dhe personat zyrtarë, para - gjatë dhe pas përfundimit të ndeshjes që nënkupton që i gjithë procesi është interval i lojës.
Arsyetimi I komesarit të garave është se ndeshja ka përfunduar, dhe në fakt formalisht ka qenë e kryer, por përfundimi përfundimtarë është kur gjyqtarët e nënshkruajnë protokolin zyrtarë të ndeshjes gjë që nuk ndodhi pasi gjyqtarët ishin në gjysmë të terenit.
Ne keni kontaktuar edhe persona brenda Fiba -Europe, ku në rekomandimin e tyre thuhet se çdo rrahje që ndodh para nënshkrimit të protokolit nga publiku ka vlerën e njejtë sikurse të ishte në interval gjatë ndeshjes.
Skuadra jonë asnjëherë nuk dëshiron të fitoj ndeshje në tavolinë, në të kundërtën atë e dëshirojmë në parket ta bëjmë. Por Komesari i garave duhet veproj sikur veproj para 3 muajsh.
4. Mungesa e transparecës së TV e cila transmetoj ndeshjen , ku nga ato xhirime të dërguara nuk mund të shihet shumë thuja asgjë. Momentin e sulmit kamera për konçidencë largon xhirimin.
Ne konkludojmë që kjo nuk i shërben sportit pikë së pari, fitoret e humbjet në tavolinë gjithsesi, por duhet skuadrat të pajtohen me realitetin. Ne u eliminuam nga playoffi, patëm rivalitet me KB PEJËN kuptimin sportiv dhe pas incidentit dënuam dhunën, kërkuam falje publike dhe shkëmbyem e-maila pajtimi me zyrtarët e Pejës. Ne jemi klub që sportin e defilojmë si pasion, dëshirë, konkurencë e kulturë ku prap nuk hezitojmë të urojmë kundërshtarin për fitoren e merituar pas një superndeshje, por jo atë qka ndodhi pas ndeshjes.
Ju njoftojmë publikisht se juristët e klubit janë duke e përpliuar raportin dhe si të tillë do njoftojmë gjithë organet e FIBA-s për rastin dhe vendimin e shkallës së parë që është bërë nga Komesari i garave. Dhe të konfirmohet se ndeshja është e kryer vetëm atëherë kur protokoli i ndeshjes nënshkruhet 20 min pas fishkëllimës së fundit të gjyqtarëve në ndeshje. Jemi të obliguar të japim sqarim të gjithë opinionit ngase interpretime të gabuara mund t’i jep ose mendoj opinioni dhe kjo është obligim ynë që të jemi transparent në çdo mënyrë. Shpresojmë që ky rast të jetë i fundit, pasi i jep hijeshi dhe imazh të keq sportit që ne e duam më së shumti basketbollit dhe në mënyrë direkte apo indirekte mund të na demtoj me tëreheqje të invesitorëve , resurveve njerëzore dhe të jemi nën hije të Fiba-s edhe ne edhe FBK-ja.” - ka shkruar komunikata e prizrenasve, që fituan Superkupën si trofe të parë një javë para fillimit të sezonit të ri, 2021/22.


KBF BASHKIMI

KBF Bashkimi transferon ish-ndihëmës trajnerin e Fenerbahçes

FBK Liga e Femrave

KBF Bashkimi transferon ish-ndihëmës trajnerin e Fenerbahçes

21/09/21 @ 15:41

NGA SUPERLIGA

Statistikat e përgjithshme të ekipeve, pas dy xhirove

FBK Superliga

Statistikat e përgjithshme të ekipeve, pas dy xhirove

21/09/21 @ 15:34

TEAM OF THE WEEK

TOP 5-shja e javës në Superligë (II)

FBK Superliga

TOP 5-shja e javës në Superligë (II)

20/09/21 @ 20:13

KARAGAÇ

Stephen Maxwell zyrtarizohet si lojtar i ri i KB Peja

Liga Unike/FBK Superliga/Balkan League/Transfere

Stephen Maxwell zyrtarizohet si lojtar i ri i KB Peja

20/09/21 @ 16:06

NGA FBK

Drilon Hajrizi - MVP i xhiros (II)

FBK Superliga

Drilon Hajrizi - MVP i xhiros (II)

20/09/21 @ 15:54

VIDEO HIGHLIGHTS

Highlights: Ylli - Bashkimi

FBK Superliga

Highlights: Ylli - Bashkimi

19/09/21 @ 23:57

I HUAJI I TRETË NË EKIP

Isaiah Kelly - përforcim i radhës te KB Prizreni

FBK Superliga/International/Transfere

Isaiah Kelly - përforcim i radhës te KB Prizreni

24/07/23 @ 11:03

NJOFTIMI I FBK-së

FBK: Sot mbyllet afati për dorëzim të dokumentacionit të kritereve të licensimit dhe garimit

FBK Superliga

FBK: Sot mbyllet afati për dorëzim të dokumentacionit të kritereve të licensimit dhe garimit

21/07/23 @ 12:48

MITROVICASIT NË GARA EVROPIANE

Trepça në FIBA Europe Cup

FBK Superliga/International

Trepça në FIBA Europe Cup

21/07/23 @ 11:52

PERFORMANCAT MË TË MIRA INDIVIDUALE

TOP 3-shja e Kosovës ndaj Zvicrës

FBK Superliga/Përfaqësuesja/Eurobasket

TOP 3-shja e Kosovës ndaj Zvicrës

20/07/23 @ 12:14

TRANSMETIMI ONLINE

Kosova-Zvicra, transmetimi direkt online

FBK Superliga/Përfaqësuesja/Eurobasket

Kosova-Zvicra, transmetimi direkt online

19/07/23 @ 11:39

FAVORIT MYSAFIRËT

Bastoret: Zvicra favorite e lehtë ndaj Kosovës

FBK Superliga/Përfaqësuesja/Eurobasket

Bastoret: Zvicra favorite e lehtë ndaj Kosovës

19/07/23 @ 11:07

VIZITË E RËNDËSISHME PËR FEDERATËN

Drejtori ekzekutiv i FIBA Evropës, mysafir në ndeshjen Kosova-Zvicra

FBK Superliga/Përfaqësuesja/Eurobasket

Drejtori ekzekutiv i FIBA Evropës, mysafir në ndeshjen Kosova-Zvicra

18/07/23 @ 22:33

LISTA PËRFUNDIMTARE

Rami Hadar shpall 12-shen e Kosovës ndaj Zvicrës

FBK Superliga/Përfaqësuesja/Eurobasket/International

Rami Hadar shpall 12-shen e Kosovës ndaj Zvicrës

18/07/23 @ 20:37

MEMEDI TE YLLI!

Rrezart Memedi kalon prej Prishtinës te Ylli

FBK Superliga/International/Sportistë shqiptarë në botë/Transfere

Rrezart Memedi kalon prej Prishtinës te Ylli

17/07/23 @ 23:19

FLET SELEKTORI

Rami Hadar: Më të mirën për rezultat pozitiv

FBK Superliga/Përfaqësueset e tjera/International

Rami Hadar: Më të mirën për rezultat pozitiv

17/07/23 @ 16:44


 
Të gjitha lajmet nga FBK Superliga