PËRKUNDËR KRIZËS
Gjuka qëndron në Penzë
27 November, 2013 @8:29
Penza ka liruar basketbollistet më të mira të saja dhe ka vendosur që të merr pjesë në gara me lojtare të shkollës së basketbollit.
Gjendja e rëndë materiale ka goditur ekipin kampion dhe fitues të Kupës së Kosovës në basketboll në kategorinë e femrave.
Mirëpo trajneri i tyre ka vendosur që të mbetet në klub.
“Për shkak të gjendjes shumë të rëndë materiale, klubi ka liruar 5 lojtaret e ardhura në fillim të këtij stinori. Klubi do të funksionojë me basketbollistet e mbetura dhe disa lojtare tjera prej shkollës së basketbollit të klubit,” ka njoftuar trajneri Gjuka portalin tonë.
“Klubi nuk do të shuhet. Ai do të funksionojë në këtë mënyrë. Kështu ka vendosur kryesia e klubit dhe përkundër gjendjes së rëndë materiale unë kam vendosur që të qëndroj te Penza, ashtu si në çdo kohë për ta ndihmuar atë,” ka përfunduar Gjuka njoftimin e dhënë.
Penza në vitet e fundit ka marrë primatin e basketbollit femror të Kosovës, duke fituar disa tituj, derisa në stinorin e fundit kanë qenë të pandalshme.
Për më tepër, e njëjta krizë ka goditur edhe rivalen më të madhe të Penzës, Sigal Prishtinën.