Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

KOBE BRYANT

Gjurmët e duarve iu shitën më së shtrenjti

Foto: news.yahoo.com

Gjurmët e duarve iu shitën më së shtrenjti


22 May, 2020 @15:35

Basketbollistit legjendar të NBA-së, Kobe Bryant, që ndërroi jetë tragjikisht më 26 janar të këtij viti, i janë vendosur gjësendet në ankand dhe gjëja më e shtrenjtë që u shit ka qenë gjurma e duarve të superyllit.

Në përgjithësi, veshjet e Kobe‘it kaluan shifrën e 200 mijë dollarëve të fituara. Nga gjërat që u futën në ankand, më së shtrenjti u shit pllaka e betonit me gjurmën e duarve të legjendës së Los Angeles Lakersave.

Kjo pllakë u shit për 75 mijë dollarë. Në muzeun e Kalifornisë, gjatë ankandit çmimi i fanellës së Bryantit arriti blerësin me 22 mijë e 400 dollarë. Ishte kjo fanella me numër 24 e sezonit 1999/00.

Patikat e legjendës me nënshkrim të tijin arritën shifrën e 25 mijë e 600 dollarëve. Totali i gjësendeve arriti shifrën prej 202 mijë e 590 dollarëve.

Bryant ndërroi jetë në moshën 41 vjeçare kur u aksidentua tragjikisht me helikopter. Askush nuk shpëtoi në këtë aksident. (ntv)


 
Të gjitha lajmet nga NBA