Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

SULMI NDAJ MUMINIT

Gjyqtarët dënojnë sulmin ndaj Muminit

Gjyqtari i sulmuar Xhelal Mumini (në mes)/ BOROZANI/ Arkiv

Gjyqtarët dënojnë sulmin ndaj Muminit


2 February, 2016 @20:40

Shoqata e Gjyqtarëve e Federatës së Basketbollit të Kosovës ka dalë në përkrahje të gjyqtarit Xhelal Mumini, i cili u sulmua fizikisht nga trajneri i skuadrës së Yllit, Agron Berisha, në ndeshjen Trepça - Ylli, që u zhvillua në kuadër të xhiros 17 në Superligë. 

SHGJFBK ka dalë me një reagim, ku ka kërkuar dënim të merituar për trajnerin Agron Berisha, derisa ka paralajmëruar që në rast të përsëritjes të veprimeve të tilla nga anëtarët e skuadrës së Yllit ndaj personave zyrtar të FBK-së, do të shqyrtohet ofrimet e shërbimeve.

Më poshtë, mund ta lexoni reagimin e plotë, të publikuar në faqen zyrtare të FBK-së.

“Shoqata e Gjyqtarëve e Federatës së Basketbollit të Kosovës, shpreh indinjatën e thellë, ndaj veprimit të trajnerit të KB Golden Eagle Ylli, Agron Berisha për realizimin e sulmit fizik ndaj gjyqtarit Xhelal Mumini, në ndeshjen e xhiros së 17-të, të Superligës, në mes KB Trepça dhe KB Golden Eagle Ylli.

Dënojmë rëndë këtë sulm, duke kërkuar që raste të tilla të mos përsëriten asnjëherë, ndërkaq kërkojmë nga organet përkatëse të Federatës së Basketbollit të Kosovës, që dënimi të jetë meritor për trajnerin Agron Berisha.

SHGJFBK vendosi që në rast të përsëritjes së veprimeve të tilla, nga cilido anëtar i KB Golden Eagle Ylli, ndaj personave zyrtar të FBK-së, do të shqyrtojmë ofrimin e shërbimeve nga SHGJFBK për klubin në fjalë.

Në të njëjtën kohë kërkojmë nga të gjitha klubet, që të respektojnë në përpikëri propozicionet e FBK-së, në mënyrë që të krijohen kushtet për ndarjen e drejtësisë nga ana e gjyqtarëve tanë.

SHGJFBK inkurajon gjyqtarin Xhelal Mumini, që të vazhdoj ngjashëm me ndarjen e drejtësisë, duke i dhënë mbështetje të plotë si edhe personave tjerë zyrtarë të SHGJFBK-së.”


PËRCAKTOHET ORGANIZATORI

Final Four, në Prishtinë

FBK Superliga

Final Four, në Prishtinë

02/02/16 @ 15:36

KOSOVA NË LLUPË

FIBA për Kosovën

FBK Superliga/FBK Liga e Parë/Eurobasket

FIBA për Kosovën

02/02/16 @ 14:34

PAS INCIDENTIT

Berisha kërkon falje

FBK Superliga

Berisha kërkon falje

02/02/16 @ 11:11

RRON GRAPCI

Pa nënçmim, drejt fitores

Balkan League

Pa nënçmim, drejt fitores

02/02/16 @ 09:28

FILLON FAZA II

“Karagaçi” hap fazën e dytë

Balkan League

“Karagaçi” hap fazën e dytë

02/02/16 @ 08:52

PEJA

Fisnik Rugova i bindur

Balkan League

Fisnik Rugova i bindur

01/02/16 @ 21:41

FIDAN ALITI NË TURQI

Kontratë afatgjate për Fidan Alitin te Alanyaspor

Kosova/International/Sportistë shqiptarë në botë/Transfere

Kontratë afatgjate për Fidan Alitin te Alanyaspor

25/07/23 @ 11:58

SHORTI PËR EDICIONIN 2023/24

Ndërrohet data për shortin e Superligës dhe Ligës së Parë

FFK Superliga/FFK Liga e parë

Ndërrohet data për shortin e Superligës dhe Ligës së Parë

25/07/23 @ 11:46

12-SHJA E HADARIT

Kthehet Erjon Kastrati, nga kombinimi bie Rron Ukaj

FBK Superliga/Përfaqësuesja/Eurobasket

Kthehet Erjon Kastrati, nga kombinimi bie Rron Ukaj

25/07/23 @ 10:50

MITROVICË

Trepça vazhdon me dy lojtarët e dalluar

FFK Liga e parë/Transfere

Trepça vazhdon me dy lojtarët e dalluar

24/07/23 @ 17:09

SKENDERAJ

Pas trajnerit, Drenica prezanton lojtarët

FFK Liga e parë/Transfere

Pas trajnerit, Drenica prezanton lojtarët

24/07/23 @ 16:49

MUNDJE - OLIMPIADA E TË RINJËVE

Ekipi i Kosovës në mundje arrin në SHBA

Të tjera

Ekipi i Kosovës në mundje arrin në SHBA

24/07/23 @ 16:41

RIVALI I DUKAGJINIT

Nëse kalon Rijekën, Dukagjinin e pret një rival më i lehtë

Conference League/FFK Superliga

Nëse kalon Rijekën, Dukagjinin e pret një rival më i lehtë

24/07/23 @ 15:09

RIVALI I DRITËS

Pas Plzenit, Dritën e pret rivali pak më i lehtë

Conference League/FFK Superliga

Pas Plzenit, Dritën e pret rivali pak më i lehtë

24/07/23 @ 14:59

SHORTI I UECL

Ballkani mëson kundërshtarin e raundit të tretë kualifikues në Ligë të Konferencës

Conference League/FFK Superliga

Ballkani mëson kundërshtarin e raundit të tretë kualifikues në Ligë të Konferencës

24/07/23 @ 14:48

PODUJEVË

Përvoja e Bekteshit, shtesë te Llapi

FFK Superliga/Transfere

Përvoja e Bekteshit, shtesë te Llapi

24/07/23 @ 14:32


 
Të gjitha lajmet nga