Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

ÇIFTI I PARË GJYSMËFINAL I PLAYOFFIT

Gjysmëfinalja e parë: Trepça-Peja

Fotot: KBTrepca/fb

Gjysmëfinalja e parë: Trepça-Peja


1 May, 2022 @10:49

Dy skuadrat e dyta me më së shumti trofe të fituara në basketbollin e Kosovës, Trepça dhe Peja do të jenë çifti i parë gjysmëfinal i PlayOffit të Superligës së Kosovës në basketboll.

Trepça siguroi gjysmëfinalen duke përfunduar në pozitë të dytë në stinor të rregullt të Superligës, ndërsa Peja si e treta u desht të luajë çerekfinalen e PlayOffit ndaj Bashkimit, për t’i mposhtur këta 2-0 në seri dhe për të ardhur në gjysmëfinale.

PLAYOFF SKEMA E SUPERLIGËS 2021/22

Në gjysmëfinale, skuadra që kërkon finalen duhet t’i bëjë tre fitore. Sa i përket stinorit të rregullt, Trepça aty ka dominuar ndaj Pejës, duke i mposhtur tri herë në katër ndeshje pejanët, ndërsa ka humbur takimin e fundit të stinorit të rregullt.

Sa i përket trofeve të këtij stinori, të dyja fituan veçse nga një. Mitrovicasit fituan Kupën e Kosovës, ku në finale mposhtën Bashkimin, ndërsa pejanët fituan Ligën Unike duke mposhtur Yllin në finale.

Rezultatet e ndeshjeve sipas radhës në Superligë këtë stinor në përballjet kokë më kokë të skuadrave:

I. Trepça 83-66 Peja
II. Peja 87-93 Trepça
III. Trepça 96-81 Peja
IV. Peja 79-71 Trepça

Përballjet gjysmëfinale luhen në sistemin 2-2-1, ku epërsinë e terrenit vendas e ka skuadra më lartë e renditur në fund të stinorit të rregullt, që në këtë rast është Trepça.

TABELA PËRFUNDIMTARE E STINORIT TË RREGULLT 2021/22

Orari i ndeshjeve pritet të përcaktohet shpejt, ndërsa atmosfera që do të krijojnë Torcida dhe Shqiponjat pritet të jetë motiv shtesë për skuadrat përkatëse për të dhënë edhe atomin e fundit në luftë për finalen e PlayOffit të Superligës dhe kërkimin e trofeut të dytë të stinorit.


 
Të gjitha lajmet nga FBK Superliga