BARDHEKALTËR
Godet Prishtina, merr ish-yllin e Bashkimit
22 October, 2016 @17:03
Sigal Prishtina ka reaguar menjëherë pas rezultateve të dobëta në fillim të këtij stinori.
Ekipi bardhekaltër ka siguruar shërbimet e basketbollistit amerikan, Marcel Jones, që ka qenë ndër më të mirët në Superligë dhe Ligë Ballkanike në stinorin e kaluar, derisa ishte pjesë e Bashkimit të Prizrenit.
Jones, është paraqitur sot nga ekipi i Prishtinës në FBK për regjistrim dhe pas kompletimit të dokumentacionit sipas Rregullores pritet të regjistrohet si lojtar i ri i ekipit.
Sa i përket Jonesit, nuk ka nevojë për prezentim të tepërt. Lojtar i pozitës alo, që mund të luaj edhe nën kosh nëse nevojitet, ndërsa është tejet preciz si nga vija e tre pikëve, ashtu edhe nga zona.