BASHKIMI-VËLLAZNIMI
Bashkimi kalon lehtë Vëllaznimin
21 October, 2016 @20:22
Bashkimi ka shënuar fitoren e tretë rresht në Superligë.
Ekipi i trajnerit Dragan Radovic, ka harruar shpejt humbjen e para dy ditëve në Ligën Ballkanike ndaj Kumanovës, duke e mposhtur Vëllaznimin me rezultat 85-59.
Portokallezinjtë në këtë ndeshje nuk u ndihmuan nga Marko Popovic i lënduar dhe Kejuan Johnson, që u kursye për t’u pushuar.
Në mungesë të tyre, përgjegjësinë kryesore për të shënuar e morri Mikaile Tmusic, që e mbylli takimin me 20 pikë, me përqindje të lartë të shënimit nga loja (7/9), derisa Kayel Locke luajti me double-double prej 14 pikëve dhe 15 kërcimeve.
Në anën tjetër, te Vëllaznimi i vetmi që u dallua ishte Blendi Matoshi që shënoi 20 pikë e 6 kërcime.
Bashkimi me këtë fitore tani ngjitet në krye të radhitjes tabelare me 6 pikë, por që ka një ndeshje më shumë se skuadrat e tjera, derisa Vëllaznimi vazhdon rrugëtimin e tij pa fitore.
BASHKIMI
1 | Mikaile Tmusic (28:44) | 20 pikë | 2 kërcime | 4 asistime |
2 | Kayel Locke (30:48) | 14 pikë | 15 kërcime | 2 asistime |
3 | Gazmend Sinani (20:27) | 13 pikë | 6 kërcime | 2 asistime |
4 | Rob Lewis (32:53) | 12 pikë | 4 kërcime | 6 asistime |
5 | Qëndrim Biraj (25:38) | 10 pikë | 6 kërcime | 1 asistim |
6 | Jordan Dickerson (19:05) | 4 pikë | 6 kërcime | 2 bllokada |
7 | Ardit Memçaj (4:44) | 4 pikë | 1 kërcim | - |
8 | Imer Tahiri (12:30) | 3 pikë | 1 asistim | - |
9 | Albion Biraj (2:28) | 3 pikë | - | - |
10 | Altin Gashi (1:58) | 2 pikë | - | - |
11 | Edmond Kryeziu (20:40) | 0 pikë | 2 kërcime | 1 asistim |
12 | Kejuan Johnson | - | - | - |
VËLLAZNIMI
1 | Blend Matoshi (31:10) | 20 pikë | 6 kërcime | 1 asistim |
2 | Arian Qallaku (31:44) | 12 pikë | 3 kërcime | 3 asistime |
3 | Fisnik Juniku (24:43) | 8 pikë | 1 kërcim | 1 asistim |
4 | Beq Kovaçi (32:08) | 7 pikë | 3 kërcime | 2 asistime |
5 | Kreshnik Avdija (15:26) | 5 pikë | 1 kërcim | - |
6 | Gent Zeka (30:50) | 3 pikë | 6 kërcime | 4 asistime |
7 | Atik Koshi (15:16) | 4 pikë | 4 kërcime | 2 asistime |
8 | Leutrim Berisha (12:00) | 0 pikë | 1 kërcim | - |
9 | Driton Rraci (4:11) | 0 pikë | - | - |
10 | Ardit Zeka (2:28) | 0 pikë | - | - |
11 | Drin Domi | - | - | - |