LARGOHET KROATI
Viktima e dytë, Goran Vrbanc
21 October, 2016 @14:03
Rezultatet e dobëta në fillim të stinorit 2016/17 në të gjitha garat ku po merr pjesë, kanë bërë që Sigal Prishtina të nis shumë herët ndërrimet në ekip.
Pas largimit të trajnerit malazias, Petar Mijovic, pason largimi i basketbollistit që erdhi si përforcim i fundit në ekip, Goran Vrbanc.
Vrbanc 31 vjeç, që u paraqit nga ekipi si një lojtar me përvojë nga ekipet prestigjioze kroate, ka pasur këto statistika me bardhekaltërit në ndeshjet e këtij stinori:
NË SUPERLIGË
Ndaj Bashkimit, kroati ka qenë në fushë për 19 minuta dhe ka shënuar 6 pikë, 2 kërcime e 4 asistime.
Ndaj Pejës, ai ka qenë 13 minuta në fushë, ku ka regjistruar 3 pikë.
NË NDESHJET NDËRKOMBËTARE
Në ligën ballkanike në duel ndaj Beroes, Vrbanc fitoi 19 minuta nga trajneri, ku realizoi 4 pikë e 2 kërcime.
Ndërsa, nuk u paraqit fare në duel ndaj Demir IBB-së në kuadër të FIBA Europe Cup, që paralajmëroi largimin e tij nga ekipi.