OLYMPIACOS-EFES
Olympiacos shkel Anadolu Efesin
20 October, 2016 @22:01
Me 24 pikë dallim ka shënuar fitore Olympiacosi sonte në Athinë ndaj Anadolu Efesit, në duelin e parë të xhiros së dytë të Euroligës.
Ujku i vjetër, Vassilis Spanoulis, ka qenë fantastik në këtë ndeshje duke shënuar 17 pikë dhe duke realizuar 9 asistime për bashkëlojtarët e tij në fitoren, 90-66 të kuqebardhëve.
Ekipi grek ka krijuar epërsi 12 pikëshe që në fund të çerekut të parë dhe pastaj ka mbajtur lojën në kontroll, derisa ka zgjeruar epërsinë në 10 minutëshin e fundit, për rezultatin përfundimtar të theksuar.
Te Anadolu Efesi, reprezentuesi turk, Cedi Osman ishte më i dalluari me 22 pikë të shënuara dhe 6 kërcime, ndërsa përveç tij, vetëm edhe Thomas Deshaun e Derrick Brown shënuan pikë dyshifrore, nga dhjetë sosh.
Pas dy xhirove të para, Olympiacos ka bilanc 1-1, ndërsa Efesi 0-2.